کد خبر: 1300484
تاریخ انتشار : ۱۶ مهر ۱۳۹۲ - ۱۷:۵۵

Organizohen garat shtetërore për hifzin e Kur’anit fisnik në Katar

Garat për hifzin e Kur’anit fisnik në nivel shtetëror “Shejkh Ghanim” organizohen në muajin dhjetor nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike të Katarit.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën “Al-Rrej” njofton se regjistrimi i hafizëve të Katarit për të marrë pjesë në këto gara do të filloi që nga ky muaj dhe do të ketë afat për një javë. Pjesëmarrësit në garat për hifz të Kur’anit fisnik të Katarit konkurrojnë në dy mes vete në dy faza të cilat do të zhvillohen përgjatë dy javëve në muajin dhjetor të këtij viti. Komisioni i jurisë së këtyre garave do të përbëhet me pjesëmarrjen e profesorëve të njohur të shkencave kur’anore. Vlen të theksohet se gara të ngjashme do të zhvillohen edhe në Indi. 1300152


captcha