Rinia elite iraniane, projektues dhe inxhinierë të zhvillimit të ardhshëm të Iranit


Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se Ajetullah Khamenei, lider i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në një takim me mijëra të rinj elitar nga universitetet e ndryshme të Iranit duke thënë se politika e zhvillimit dinamik shkencor, konsiderohet politikë themelore e Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se në përgjithësi truri intelektual i Iranit ka ardhur në këtë përfundim se nëse tejkalimi i vështirësive dhe rreziqeve ka nevojë për element dhe shtylla të ndryshme, një prej këtyre shtyllave padyshim se është zhvillimi shkencor. Irani ka kapacitete dhe potenciale të larta e sidomos kapaciteti i elitës rinore është aq i madh sa që kjo elitë mund të arrij çfarëdo objektivi, infrastruktura e të cilit ekziston në Iran, sepse të rinjtë iranianë posedojnë kapacitet dhe potencial që ta çojnë Iranin në majat më të larta të zhvillimit shkencor dhe teknologjik. Duke analizuar të gjitha ngjarjet dhe çështjet politike, ekonomike, rajonale dhe ndërkombëtare, është e nevojshëm që në vend të mbizotërojë ky vështrim realist se në botë ekziston një front i fuqishëm i cili nuk dëshiron të lejojë që Irani Islamik dhe populli iranian të shndërrohet në një shtet i fortë në fusha të ndryshme e sidomos në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Pasi kanë kaluar më shumë se tre dekada, ankthi i perëndimorëve dhe i amerikanëve është shndërruar në realitet sepse aktualisht është shfaqur një forcë e madhe kombëtare dhe rajonale të cilën nuk kanë mundur ta shkatërrojnë presionet e ndryshme politike, ekonomike, të sigurisë si dhe as propagandat armiqësore. Përkundër kësaj, kjo forcë aktualisht ka ndikuar në krijimin e rrethanave për zgjimin e popujve myslimanë dhe ngritjen e identitetit të tyre- ka deklaruar Ajetollah Khamenei. 1300890