IQNA

Rafsanxhani: Vullneti i mirë, kusht për negociata politike

13:29 - October 23, 2013
Berita ID: 1357
Sektori për politikë: Vullneti i mirë është kusht për negociata politike. Kështu deklaroi Ajetollah Akbar Hashemi Rafsanxhani, kryetari i asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran i cili gjatë takimi me Hans Svoboda, kreytar i grupit të socialistëve në parlamentin e Evropës tha se nga Evropa pritet që në vend të metodave të palogjikshme të sanksioneve dhe kërcënimeve të mbështetet në negociata të logjikshme.

Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) Ajetollah Hashemi Rafsanxhani, vuri në dukje se ndihmat kimike që vendet evropiane i kanë dhënë regjimit të Sadamit gjatë luftës së imponuar dhe vetëpërmbajtja që Irani ka bërë rreth këtij dokumenti historik është një faktor besimi në opinioni publik botëror. Kryetari i asamblesë për përcaktimin e interesave të shtetit në Iran vuri në dukje gatishmërinë e Iranit për të patur një qasje transparente dhe të drejtë me palën perëndimore dhe rikujtoi se Irani asnjëherë nuk ka synuar posedimin e armëve bërthamore dhe asnjëhere nuk synon një gjë të tillë. Ndërkohë kryetari i grupit të socialistëve në parlamentin evropian duke folur mbi zgjedhjet e fundit në Iran tha se elita politike në perëndim e ka kuptuar mesazhin politik të popullit iranian, të cilin ua transmeton të tjerëve. Svoboda ndër të tjera vuri në duke përpjekjet e parlamentit evropian për heqjen e sanksioneve kundër popullit iranian dhe tha se hapi i parë është hedhur në negociatat e fundit mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe nëse do të ketë vullnet të mirë, një e ardhme më e mirë do të mbizotërojë në arenën politike të botës. 1306220

Kunci-kunci: Rafsanxhani
captcha