IQNA

13:29 - October 23, 2013
Berita ID: 1364
Sektori ndërkombëtar: Besimtarët e feve të ndryshme janë mbledhur në qytetin Glaster të Anglisë në mënyrë që të ndihmojnë qytetarët e Anglisë për ta njohur më mirë Islamin dhe myslimanët.

Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar rrjetin informativ “On Islam”, njofton se Said Hansdot, kelanteri i parë mysliman në qytetin Glaster, në lidhje me këtë deklaroi se deri para disa muajve kur ndodhi një ngjarje ne mendonim se kemi arrit sukses në integrimin e në shoqërinë e Britanisë së Madhe, mirëpo me atë ngjarje është vërtetuar se ende kemi shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Ky program është organizuar nga kisha e Shën Xhejmsit me titull “Mirëkuptimi me Islamin”, qëllim i të cilit është të kuptuarit dhe njohja më e mirë e fesë në zhvillim e sipër, Islamit. Ky kongres është organizuar pasi në verën e këtij viti kur dy persona të panjohur i vuan zjarrin xhamisë së qytetit Glaster. Këta persona më vonë janë arrestuar nga policia dhe javën e ardhshme do të gjykohen në gjykatë. Rezultatet e sondazheve më të fundit kanë treguar se 40 deri 60% e xhamive dhe objekteve islame në Angli janë sulmuar që nga ngjarja e 11 shtatorit. Numri i sulmeve anti-islame në Angli gjatë muajve të fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme. 1305586

Kunci-kunci: Islamin
Nama:
Email:
* Komentar Anda:
* captcha:
\