IQNA

13:29 - October 23, 2013
Berita ID: 1372
Filloi punimet samiti i katërt i ministrave të shëndetësisë së vendeve islame në Indonezi

Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “fr.alakhbar”, njofton se samiti i katërt i ministrave të shëndetësisë së vendeve anëtare të OBI-s ka filluar sot punimet e tij në Xhakarta të Indonezisë dhe do të vazhdon deri ditën e mërkurë. Gjatë këtij takimi ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave shëndetësore të vendeve islame, të pranishmit do të diskutojnë metodat për të luftuar sëmundjet ngjitëse si dhe do të hartojnë politikat parandaluese të sëmundjeve të pashërueshme. Gjithashtu gjatë këtij takimi tre ditor, ministrat e shëndetësisë së vendeve islame do të nënshkruajnë dokumentin e perspektivës 6 vjeçare i cili do të hyj në fuqi nga fillim viti 2014 deri në vitin 2020 për të forcuar institucionet shëndetësore në vendet islame. Një prej programeve tjera që do të diskutohet në këtë takim është edhe diskutimi i raporteve në lidhje me veprimtarinë e shteteve të ndryshme islame pas zhvillimit të samitit të tretë të ministrave të shëndetësisë së vendeve islame në Kazakistan në mënyrë që duka marrë parasysh progresin e arritur si dhe mungesat e këtyre programeve, të hartohen programe më efikase për vitin e ardhshëm. Gjetja e rrugës për bashkëpunim të përbashkët për të realizuar objektivat e zhvillimit dhe përmirësimin e sektorit të shëndetësisë. 1305589

Kunci-kunci: Indonezi
Nama:
Email:
* Komentar Anda:
* captcha:
\