IQNA

13:30 - October 23, 2013
Berita ID: 1383
Sektori ndërkombëtar: Burime të afërta me mediat vehabiste në Londër kanë njoftuar se mbreti i Arabisë Saudite në mënyrë të drejtpërdrejtë ka dhënë urdhër për shpërndarjen e librit anti-shiit me titull “A’rif aduvuke” (Njihe armikun tëndë) në mes të haxhinjëve në Shtëpinë e Zotit të madhëruar.

Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “Syriatruth.org”, njofton se mbreti Abdullah i Arabisë Saudite rreth dy muaj më parë ka urdhëruar botimin në tirazh të madh prej 5 milionë kopjeve të këtij libri me qëllim që gjatë ritualit të Haxhit të shpërndahet falas për vizitorët e Shtëpisë së Zotit në Meke dhe Medine. Qeveria e Arabisë Saudite ka investuar 500 milionë rial saudit për botimin e dhe shpërndarjen e këtij libri i cili është përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze, turke dhe emheriste (gjuhë kjo që përdoret në veri të Etiopisë) si gjuhët më të përhapura në mesin e haxhinjëve. Dhjetëra haxhinjë nga vendet si Pakistani, India dhe Anglia janë prononcuar për media të vendeve të tyre se pasi kanë hyrë në Arabinë Saudite janë ndeshur me grupe të caktuara të Ministrisë për Çështje të Haxhit të Arabisë Saudite të cilët i kanë shpërndarë disa kopje të këtij libri për haxhinjët. Libri i titulluar “Njihe armikun” është shkruar me temë kryesore shpalljen jo besimtarë të myslimanëve shiit si dhe për prezantimin e tyre si armik kryesor të Islamik duke harruar kështu sionizmin dhe çështjen e Palestinës. Libri në fjalë është shkruar nga autori vehabist i quajtur Jakub Al-Katami dhe është botuar në pesë milionë kopje. Në këtë libër është ofruar një përmbledhje e fjalëve të dijetarit Ibën Tehmije, prijës i shkollës vehabiste dhe tekfiriste i cili përfshin tema të tilla si shpalljen pa besimtar të myslimanëve shii, shpalljen halla të derdhjes së gjakut të tyre, uzurpimin e pasurisë dhe përdhosjen e nderit të tyre. Në këtë libër gjithashtu thuhet se myslimanët janë të obliguar që të luftojnë kundër shpitëve para sesa të luftojnë kundër të krishterëve dhe hebrenjve. Kjo është në kohën kur një prej qëllimeve kryesore të kongresit të madh të Haxhit është vendosje e unitetit mes shkollave të ndryshme të mendimit Islam. 1304432

Kunci-kunci: Arabisë
Nama:
Email:
* Komentar Anda:
* captcha:
\