IQNA

13:29 - October 23, 2013
Berita ID: 1360
Sektori ndërkombëtar: Organizata Islamike për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Islame (ISESCO) sot më 22 tetor ka organizuar një konferencë me temë “Ringjallja e Mendimit Islam) në Qendrën për Studime Islamike të Oksfordit në Angli.

Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “ISESCO”, njofton se Abdulaziz Othman Al-Tuvejxhiri ka qenë mikpritës i konferencës ndërkombëtare me temë “Ringjallja e Mendimit Islam” në Qendrën për Studime Islamike të Oksfordit. Sekretari i përgjithshëm i ISESCO ka mbajtur një fjalim në këtë konferencë. Abdulaziz Othman Al-Tuvejxhiri gjatë programeve të kësaj konference do të zhvillojë një vizitë edhe në ndërtesën e re të Qendrës për Studime Islamike të Oksfordit si dhe do të nënshkruaj një memorial për vizitorët e tjerë që do të vizitojnë këtë ndërtesë. Vlen të theksohet se Qendra për Studime Islamike e Oksfordit është themeluar në vitin 1985 nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Universitetit të Oksfordit me qëllim që të inkurajohen studimet dhe hulumtimet islame. Kjo qendër për studime islamike organizon studime në degë të ndryshme si dhe zhvillon bashkëpunime me universitete dhe qarqe studimore të rajoneve të ndryshme të botës. 1306197

Kunci-kunci: konferencën
Nama:
Email:
* Komentar Anda:
* captcha:
\