IQNA

13:29 - October 23, 2013
Berita ID: 1379
Sektori ndërkombëtar: Qendrat islamike shiite në qytete të vendeve të ndryshme të botës në fund të kësaj jave me anë të programeve të ndryshme kulturore artistike do të kremtojnë festën e Gadiri Hum.

Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “ImanIslamicCenter.org, njofton se qendra islamike “Iman” në qytetin Kuinsi në shtetin Masaçusota të Amerikës të enjten e kësaj jave do të organizojë kremtimin e festës së Gadiri Hum. Gjatë këtij manifestimi do të zhvillohen programe fetare si dhe do të shfaqe filmi i Imam Aliut (a.s.) pas ceremonisë së darkës. Njëkohësisht me manifestimet e kësaj qendre islamike, manifestime të ngjashme do të zhvillohen edhe në qendra të tjera islamike shiite në vende të ndryshme të Evropës si në Gjermani në Qendrën Islamike të Hamburgut. Në këtë qendër përveç programeve të zakonshme kulturore dhe fjalimeve të dijetarëve islam, do të zhvillohet edhe një konkurs rreth temës dhe ngjarjes së Gadirit Humi në ditën e Gadiri Humit dhe për fituesit e vendeve të para do të ndahen shpërblime të vlefshme. Këshilli Islamik për Udhëzim në qytetin Antarivo të Kanadasë gjithashtu do të organizon programe kremtuese me rastin e festës së Gadiri Humit të cilat do të zhvillohen ditën e mërkurë. Leximi i disa haditheve profetike përkatëse me këtë festë të madhe islame si dhe fjalimet e dijetarëve të ftuar në këtë festë janë programet e parashikuara nga kjo qendër islame. Programe kremtuese me rastin e kësaj feste do të organizohen edhe në Qendrën Islamike të Londrës ditën e enjte në të cilën pritet të marrin pjesë një numër i madh i myslimanëve dhe mysafirëve të ftuar. 1305199

Kunci-kunci: Kremtimi
Nama:
Email:
* Komentar Anda:
* captcha:
\