کد خبر: 1287889
تاریخ انتشار : ۲۳ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۶:۴۵

Sulm terrorist në mauzoleun e hazretit Zejnab në Siri

Grupet terrorista kanë kryer një sulm me granata ndaj mauzoleut të Hazreti Zejnabit (s.a.) në Damask.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se elementë të grupeve terroriste kanë kryer një sulm terrorist ndaj mauzoleut të Hazretit Zejnab (s.a.) në Siri ku kanë vrarë 2 dhe kanë plagosur 5 persona. Kështu thuhet në një njoftim të rrjetit informativ Al-Ahd e Libanit e cili njoftoi se sulmi në fjalë është kryer ditën e premte kur terroristët me katër granata kanë sulmuar me 3 granata në mauzoleun e Hazreti Zajnabit (s.a.) . Nga ana tjetër forcat ushtarake të Sirisë gjatë një operacioni të tyre, kanë pastruar nga elementë terroristë qytetin e rëndësishëm Ariha në qytetin Idlib në veriperëndim të këtij vendi. Qendra e quajtur “Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siria” gjithashtu ka konfirmuar këtë lajm dhe ka bërë të ditur se ushtria siriane për marrjen nën kontroll të këtij qyteti ka zhvilluar luftime të ashpra përgjatë 10 ditëve rresht. Qyteti ka një rëndësi të madhe strategjike për shkak se gjendet në rrugën ndërkombëtare Haleb-Latakia. 1287564

captcha