کد خبر: 1279222
تاریخ انتشار : ۰۵ شهريور ۱۳۹۲ - ۲۱:۲۷
Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit

Kryeministri i Turqisë do të paguaj çmim të madh për ofendimet e tij ndaj Shejkhul-Ez'herit

Badr Abdul-Ati, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, theksoi se Rexhep Taip Erdoga, kryeministri i Turqisë do të paguar çmim të shtrenjtë për ofendimet që ka bërë ndaj Shejkhul-Ez'har Ahmed Tajjip.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "Al-Jeovmu Al-Sabi'a", njofton se Badrul-Ati, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, gjatë një konference për shtyp ka theksuar se Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Turqisë, duke ofenduar Shejkhul-Ez'her Ahmed Tajjib, po bënë përpjekje që revolucionin e Egjiptit ta paraqes si një grusht shtet ushtarak. Kajro zyrtare do t'i jap përgjigje të prerë këtyre ofendimeve, ndërsa Turqia do të paguar çmim të shtrenjtë për këto ofendime. Ofendimi ndaj Ez'herit dhe Shejkh Ahmed Tajjib në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm. Funksionarët egjiptianë edhe më herët kishin reaguar ndaj ndërhyrjeve të krerëve të qeverisë turke në punët e brendshme të Egjiptit dhe ka Kajro zyrtare kishte deklaruar se durimi i qeverisë egjiptiane në këtë drejtim është i kufizuar dhe padyshim se do t'i jep përgjigjeje të prerë Turqisë. Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Kajros janë përkeqësuar shumë pas shkarkimit të Muhamed Morsi nga pushteti më 30 qershor pas ndërhyrjes së ushtrisë egjiptiane, për shkak të kritikave të funksionarëve të qeverisë turke. 1278869


captcha