Kryetari i Unionit Botëror të Ulemave Myslimanë ka reaguar ndaj fletë arrestimit të tij nëse do të hyjë në territorin e Egjiptit me akuzë se ka ofenduar Shejkhul-Ez’her dhe qeverinë aktuale të këtij vendi, ndërsa ka theksuar Qeveria e grusht shtetit në Egjipt me këtë fletë arrest po mundohet vetëm të më frikësojë mua.
Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar kanalin televiziv CNN, njofton se Shejkh Jusuf Kardavi, kryetar i Unionit Botëror të Ulemave Myslimanë, është përballur me një fletë arresti të lëshuar nga prokurori i përgjithshëm i këtij vendi në rast se ai do të tentojë të hyjë në territorin e Egjiptit, pasi më herët kishte ofenduar Shejkhul-Ez’herin dhe qeverinë aktuale të Egjiptit. Husham Barakat me anë të këtij vendimi ka urdhëruar arrestimin e Jusuf Kardavit nëse ky i fundit do të hyjë në territorin e Egjiptit, ndërsa si rezultat i kësaj emri i Kardavit është vendosur në listën e personave të kërkuar në aeroportin e Kajros. Prokurori përgjithshëm i Egjiptit gjithashtu u ka kërkuar autoriteteve egjiptiane të sigurisë që të hetojnë ngjarjet e tjera ku Kardavi mund të ketë patur role dhe mund të jetë një prej të akuzuarve. Akuzat në fjalë përfshin edhe përpjekje për mbjelljen e përçarjeve si dhe programet spiunazhe në këtë vend. 1292179