Kongresi Botëror i Myslimanëve në Dallas të Amerikës organizon një tubim paqësor në shenjë proteste kundër veprimeve të priftit kur'anofobist të Floridas në SHBA.
Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "The Ledger", njofton se Tery Xhons, prifti kur'anofobist amerikan, ka deklaruar se me rastin e përvjetorit të ngjarjeve të njëmbëdhjetë shtatorit, do t'i djeg 2998 kopje të Kur'anit fisnik për t'i përkujtuar viktimat e kësaj ngjarje në qytetin Malberi. Kongresi Botëror i Myslimanëve me seli në Dallas të Amerikës ka njoftuar se do të organizojë një tubim paqësor për myslimanët e këtij vendi në po atë ditë në qytetin Malberi në shenjë proteste kundër ofendimeve të priftit Tery Xhons ndaj Kur'anit fisnik. Maike Ghouse, kryetar i Kongresit Botëror i Myslimanëve të Dallasit, deklaroi se tubimi në fjalë do të organizohet me 11 shtator në qytetin Malberi. Në këtë tubim i cili organizohet për çdo vit që nga ngjarjet e 11 shtatorit 2001 në Dallas, manifeston unitetin mes besimtarëve të feve të ndryshme. Në tubimin e këtij viti i cili do të organizohet në Malberi, ne do të lutemi që të udhëzohet ky prift kur'anofobist. Javën e ardhshme do të bëhen përgatitjet për organizimin e tubimit në fjalë. Në për çdo vit mirëpresim mbi 500 mysafirë besimtarë të feve të ndryshme në Dallas, por natyrisht që nuk presim se ky numër kaq i madh i mysafirëve do të jetë i pranishëm edhe në Malberi. 1277140