کد خبر: 1286152
تاریخ انتشار : ۱۹ شهريور ۱۳۹۲ - ۲۲:۰۰

Malajzia po bënë përpjekje që të shndërrohet në eksportuesin më të madh të prodhimeve hallalla

Malajzia pasi ka zënë vendin e parë në sferën et urizmit islamik, tani po bënë përpjekje që të bëhet eksportuesi më i madh i prodhimeve hallalle në mesin e shteteve islame.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “Oumma”, njofton se ministri i industrisë dhe tregtisë së Malajzisë ka deklaruar se ky vend po bënë të gjitha përpjekjet e veta për forcimin e kompanive të brendshme me qëllim që të mbulojë të gjithë tregun botëror të prodhimeve hallalle, treg ky i cili po rritet dhe zgjerohet për çdo ditë e më tepër. Samuri deputet dhe njëkohësisht kryetar i komisionit për prodhime hallalle në parlamentin e Malajzisë, deklaroi se Malajzia duhet të shfrytëzojë të gjithë potencialin e vet për zhvillimin e industrisë së hallalle në mënyrë që të plotësojë nevojat e konsumatorëve të prodhimeve islame në mbarë botën në bazë të kërkesave të tyre. Në këtë drejtim asgjë nuk duhet lënë anash duke marrë parasysh edhe paketimin e produkteve. Sipas burimeve informative, Malajzia gjatë vitit 2012 dhe gjatë gjysmës së vitit 2013, nga aspekti i prodhimit të produkteve hallalle ka arritur të tërheq vëmendjen e shumicës së shteteve të Lindjes së Mesme, Amerikës si dhe të Kinës, shtete këto të cilat konsiderohen blerësit më të rëndësishëm të prodhimeve hallalle. Aktualisht me shtimin e numrit të myslimanëve në mbarë botën, edhe tregu i prodhimeve islame ka shënuar rritje të madhe në nivel global. 1285764


captcha