Festivali i tetë ndërkombëtar për kulturën islame filloi punimet dje në Paris, kryeqytetin e Francës i cili do të zhvillohet për një javë rresht.
Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “mairie18.paris”, njofton se ky festival është organizuar na instituti për kulturë islame në Francë, ndërsa Senegali është mysafir nderi gjatë këtij edicioni i cili do të ekspozon veprat në lidhje me kulturën dhe civilizimin islam të këtij vendi. Në këtë festival përveç programeve kulturore dhe fetare në që i përkasin Francës, një pjesë kryesore e veprimtarisë së këtij festivali do t’i kushtohet prezantimit të kulturës dhe civilizimit islamik në Senegal. Në shtetin e Senegalit bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë shumë shkolla të ndryshme të mendimit islam dhe pikërisht kjo çështje është bërë shkak që të jetë shumë e dukshme larmia e fotografive që janë vënë në ekspozitë për ta prezantuar jetën e qytetarëve myslimanë në këtë vend. Shfaqja e filmave dokumentarë në lidhje me jetën e myslimanëve në Senegal si dhe lidhje e tyre me Francën, ndikimi i gjuhës franceze në afrimitetin e popullit të këtij vendi me Senegalin si dhe shfaqja e filmave në lidhje me traditën dhe zakonet fetare dhe kulturore në Senegal, janë një pjesë e rëndësishme e programeve të këtij festivali. 1288104