کد خبر: 1286757
تاریخ انتشار : ۲۰ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۵:۴۶
Rusia deklaroi

Zbulohet improvizimi i filmave në lidhje me sulmet kimike në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuar i ka quajtur të improvizuar filmat e publikuar në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) citon autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë të kenë thënë se Këshilli për të Drejta të Njeriut pranë OKB-s ka theksuar se video-filmat e publikuar në lidhje me viktimat e një sulmi me armë kimike në rrethinën e Damaskut, janë improvizuar dhe të falsifikuar. Sipas këtij burimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë me anë të një deklarate ka bërë të ditur se ekspertët ndërkombëtar si dhe qytetarët e Sirisë dhe liderët fetarë të këtij vendi kanë ofruar dokumente dhe dëshmi në mbledhjen e 24-t të Këshillit për të Drejta të Njeriut pranë OKB-s që është zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës, të cilat tregojnë se pamjet filmike të publikuara në video-filmat e opozitarëve sirianë në lidhje me sulmet kimike në rrethinën e Damaskut gjatë muajit të kaluar, nuk janë të vërteta por të improvizuara. Këto dokumente dhe dëshmi, përkundër kësaj, dëshmojnë se grupet kryengritëse siriane kanë përdorur armë kimike gjatë sulmeve të tyre në rrethinën e Damaskut në muajin e kaluar. Vlen të theksohet se opozitarët sirianë ditë më parë kanë publikuar disa filma dhe fotografi me anë të të cilave kanë pretenduar se ushtria e Sirisë ka përdorur armë kimike në disa rajone në periferi të Damaskut ku si pasojë janë vrarë më shumë se 1000 persona. Damasku zyrtar gjithashtu duke përgënjeshtruar këtë akuzë, ka kërkuar dërgimin e ekspertëve hetimore nga OKB për të hetuar rastin. 1286393

captcha