کد خبر: 1292777
تاریخ انتشار : ۰۱ مهر ۱۳۹۲ - ۲۱:۰۲

Grupet palestineze thërrasin organizimin e protestave “Mbështetja e Mesxhidul-Aksa”

Grupet politike kombëtare dhe islamike të Kodsit dhe tokave të pushtuara të Palestinës dje më 22 shtator me anë të një deklarate kanë ftuar të gjithë popullin Palestinez që të marrin pjesë në protestën “Mbështetja e Mesxhidul-Aksa” e cila do të organizohet me të premtën e kësaj jave.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar qendrën për informim të Palestinës, njofton se grupet dhe subjektet kombëtare dhe islamike të Palestinës këtë vendim e kanë marrë gjatë një takimi të zhvilluar në Kodsin e shenjtë ku kanë ftuar të gjithë popullin palestinës për të marrë pjesë në këtë protestë gjithëpopullore. Në këtë deklaratë thuhet se Masxhidul-Aksa konsiderohet vijë e kuqe dhe islame, prandaj dënojmë me të gjitha forcat dënojmë ashpër agresionet e regjimit sionist kundër Mesxhidul-Aksa dhe qytetit të Kodsit të shenjtë nën hijën e heshtjes së plotë të shteteve arabe. Subjektet dhe organizatat politike dhe fetare të Palestinës kanë theksuar mbi nevojën e domosdoshme për t’u përballur me protestat e çifutëve që do të zhvillohen pas kërkesës së komunës çifute të Kodsit dhe organizatave të tjera çifute. Në këtë deklaratë gjithashtu është kërkuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe nga Liga Arabe si dhe nga të gjitha shtetet e tjera të botës që të marrin të gjitha masat e mundshme për të shpëtuar Kodsin e shenjtë. 1292507


captcha