کد خبر: 1307432
تاریخ انتشار : ۰۲ آبان ۱۳۹۲ - ۲۱:۴۶

Zgjidhet kryetari i ri i Organizatës për Kulturë dhe Marrëdhënie Islamike të Iranit

Me përfundimin e mandatit të Muhamed Bagher Khorramshad në krye të Organizatës për Kulturë dhe Marrëdhënie Islamike të Iranit, dje pas dite Abu Zar Ibrahimi Torkman është emëruar zëvendës i tij në krye të kësaj organizate.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njoftoi se dje pasdite Këshilli i Lartë i Organizatës për Kulturë dhe Marrëdhënie Islamike i kryesuar nga ministri iranian për kulturë dhe edukim islam, ka mbajtur një takim që të disutojnë rreth çështjes së kryesisë së re të kësaj organizate. Këshilli i Lartë i Organizatës për Kulturë përbëhet prej 15 anëtarëve i cili pas shumë diskutimeve dhe shqyrtimeve të bëra, zgjodhi Dr. Abu Zar Ibrahimi Turkman, ish-konsull kulturor i Iranit në Rusi, për kryetar të ri të Organizatës për Kulturë dhe Marrëdhënie Islamike të Iranit. Z. Abu Zar Ibrahimi Turkman ka kryer studime universitare dhe ato të shkollave fetare dha ka doktoruar në degën e të drjetave private, ka qenë funksionarë i zyrës kulturore të ambasadës së RII në Ankara dhe Eshgh Abad, ka qenë këshilltar i drejtorisë së përgjithshme kulturore për Azi dhe Oqeani në Organizatën për Kulturë dhe Marrëdhënie Islamike të Iranit si dhe konsull kulturor i Republikës Islamike të Iranit. Abu Zar Ibrahimi Turkman gjithashtu ka edhe disa vepra të shkruara ku në mesin e tyre mund të përmendim edhe tregime të urta kur'anore, tregime rreth tre qyteteve të Khorasanit të madh dhe rreth personaliteteve të njohura islame, tregimi i dijetarëve në gjuhën ruse, si dhe shumë artikuj shkencorë të publikuara në gjuhën persiane, angleze, turkmene dhe turke.

captcha