Agjencia Ndërkambëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se regjimi Al Khalifa përsëri nuk heq dorë nga zbatimi i politikave të dhunshme nën petkun e zbatimit të reformave politike dhe shoqërore. Shejkh Isa Kasem, kryetar i Këshillit të Dijetarëve Islam në të Bahrejnit, dje në ligjëratat e namazit të së premtes, deklaroi se në Bahrejn nuk ekziston asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveç zbatimit të reformave të vërteta politike dhe shoqëror, ndërsa pavarësisht zbatimit të politikave shtypëse nga ana e regjimit diktator Al Khalifa, qytetarët bahrejnas vazhdojnë të theksojnë për realizimin e kërkesave të tyre legjitime. Revolucioni i qytetarëve bahrejnas nuk do të ndalet deri në arritjen e një rrugëzgjidhje të drejtë për pjesëmarrje në proceset politike të vendit dhe deri në realizimin e të drejtës për të luajtur rolin e duhur në caktimin e fatit të vendit. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Bahrejn me anë të një deklarate, ka dënuar arrestimet e paligjshme dhe të dhunshme të protestuesve bahrejnas, torturimin, kërcënimin si dhe ndalimin e shërimit të të plagosurve dhe të lënduarve nga ana e autoriteteve të regjimit Al Khalifa. Këshilli i lartpërmendur ka shprehur shqetësime rreth faktit se të gjitha këto metoda përdoren si mjete që të arrestuarit të detyrohen të pranojnë se kanë kryer krime. Këshilli i të drejtave të njeriut gjithashtu ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me gjendjen shëndetësore të Junes Ali Hadir, aktivist bahrejnas në burg, ndërsa ka njoftuar se ekziston mundësi se ky aktivist ka vdekur në burgjet e regjimit për shkak se nuk i është lejuar që të kurohet nga mjekët. Në deklaratën e kësaj qendre për të drejta të njeriut në Bahrejn, gjithashtu thuhet se më datë 19 nëntor 2012, forcat e regjimit Al Khalifa kanë arrestuar Junes Ali Hadir në Manam në kohën kur ai ishte në një zyrë të administratës shtetërore për të rregulluar dokumentet personale. Autoritetet e regjimit të Bahrejnit duke mos marrë parasysh kërkesën e avokatëve mbrojtës për lirimin e Junes Ali Hadir, që nga ajo kohë deri më tani disa herë e kanë gjykuar atë dhe kanë vazhduar vendimin për mbajtjen e tij nën arrest. Disa deputet të Parlamentit të Evropës dhe Organizata për Amnisti Internacionale gjithashtu ditë më parë kanë kritikuar shkeljen e gjerë të të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe në një letër drejtuar Hamd bin Isa Al Khalifa, mbret i Bahrejnit, kanë kërkuar lirimin e Khalil Mazruk, një prej liderëve të partisë politike “Vefak” (Pajtimi) në Bahrejn. Shtimi i kritikave ndaj autoriteteve të regjimit Al Khalif është bërë shkak që Gjykata e Lartë e Bahrejnit të enjten duke zhvilluar seancën e parë të procesit për gjykimin e Khalil Maszruk, e ka liruar atë me kusht të garantimit. Megjithëkëtë Gjykata e Bahrejnit ka njoftuar se seanca e dytë për gjykimin e Khalil Mazruk do të mbahet më 18 nëntor 2013. Khalil Mazruk është arrestuar me akuzë se ka inkurajuar kryerjen e operacioneve terroriste në Bahrejn dhe po gjykohet në lidhje me këtë akuzë. Khalil Mazruk pasi u lirua nga burgu është shprehur se regjimi Al Khalifa me pushtetin e tij që ka mbi sistemin gjyqësore, Parlamentin dhe organet qeveritare, po hakmerret ndaj qytetarëve opozitar që janë kundër politikave të këtij regjimi. Vlen të theksohet se njëkohësisht me shtimin e kritikave të aktivistëve politik ndaj regjimit, po vazhdojnë edhe protestat qytetare kundër këtij regjimi në Bahrejn. Një gjë e tillë është dëshmuar edhe në protestat e të mërkurës. 1307672