Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) zyra për Evropë, njofton se libri "Historia e Iranit para Islamit" aktualisht është një prej veprave me vlerë të veçantë në lëmine e hulumtimeve dhe studimeve iranologjike, ndrësa është përkthyer në gjuhën ruse në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar të Iranologjisë në Moskë. Libri në fjalë është i autorit Muhamed Muhamedi Mulajiri, letrar dhe linguist bashkëkohor si dhe themelues i degës së gjuhës dhe letërsisë persiane në Universitetin Amerikan të Bejrutit. Libri "Historia e Iranit para Islamit" shtjellon periudhën e tranzicionit shoqëror-politik nga dinastia Sasanide në periudhën islamike dhe konsiderohet prej veprave të rralla që trajton ndikimin e kulturës dhe gjuhës persiane të periudhës së dinastisë sasanide mbi historinë politike, shoqërore dhe kulturore të popullit arab mysliman. Përkthyesi i këtij libri Boris Nurik, është një prej hulumtuesve dhe iranologëve të rinj në Rusi i cili ka prezantuar një përkthim të nivelit shumë të mirë të këtij libri. Ai ka arrit të ofrojë një burim shumë të pasur për iranologët rus në fushën e studimeve historike rreth Iranit antik dhe Iranit pas Islamit. Përkthimi dhe publikimi i kësaj vepre me vlerë të madhe mund të mbulojë në masë të madhe zbrazëtirën ekzistuese në fushën e studimeve iranologjike në Rusi, prandaj konsiderohet burim me vlerë të madhe në këtë drejtim. 1276883