کد خبر: 1277296
تاریخ انتشار : ۰۲ شهريور ۱۳۹۲ - ۲۱:۲۴

Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër shpërthimet terroriste në Tarablos të Libanit

Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe BE kanë lëshuar deklarata të veçanta me anë të cilave kanë dënuar ashpër shpërthimet terroriste që kanë ndodhur dje në Tarablos të Libanit.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "Al-Ahd", njofton se Ekemeludin Ihsanoglu, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, me anë të një deklarate dënoi ashpër shpërthimet terroriste që kanë ndodhur dje në Zarablos të Libanit të cilët kanë shkaktuar numër të madh të viktimave. Shpërthimet terroriste në fjalë i ka dënuar ashpër edhe Katrin Ashton, shefe e diplomacisë evropiane, e cila ka ftuar të gjitha subjektet politike në Liban që të vetëpërmbahen. Në deklaratën e Bashkimit Evropian gjithashtu thuhet se ky union do t'i vazhdojë të gjitha përpjekjet për të ruajtur unitetit, pavarësinë dhe stabilitetin në Liban. Shpërthimet teroriste në fjalë i ka dënuar ashpër edhe partia politike "Pajtimi Kombëtar" në Bahrejn dhe ka deklaruar se veprime të tilla janë kundër të gjitha vlerave njerëzore dhe islame që kanë për qëllim t'i shërbejnë sa më shumë armiqve të umetit mysliman. Në bazë të statistikave më të fundit, nga shpërthimet terroriste që janë kryer dje pas dite në afërsi të dy xhamive në Tarablos të Libanit, të paktën janë vrarë 45 persona dhe janë plagosur 500 të tjerë. 1276926


captcha