Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën libaneze "Al-Akhbar", njoftoi se Shejkh Muhamed Rashid Kabani, gjatë një fjalimi i cili është transmetuar nga disa kanale televizive arabe, deklaroi: Aktualisht terrorizmi është shfaqur në formën më të keqe dhe më anti-njerëzore të mundshme në Tarablus, pikërisht në kohën e namazit dhe ka goditur myslimanët e pafajshëm. Shpërthime të tilla terroriste në realitet ka goditur të gjithë qytetarët e Libanit. Veprime të tilla po mundohen t'i citojë myslimanëve shii që myslimanët suni po sulmojnë myslimanët shii si dhe për myslimanët suni po citojnë të kundërtën dhe qëllimi i vetëm i këtyre veprimeve është që të krijohet një konflikt i madh mes myslimanëve. Unë personalisht po i them të gjithë qytetarëve libanezë, të gjithë myslimanëve shii dhe suni se përçarjet ndërfetare aktualisht kanë goditur vendin tonë duke treguar fytyrën e vërtetë të autorëve të tyre me qëllim që juve të iu shtyjnë drejt një lufte ndërfetare. Këto veprime terroriste në realitet në mënyrë të qartë ju ftojnë juve që të ndezin një konflikt të ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa nesër do të vije radhe që të fillojnë një konflikt të përgjakshëm edhe mes feve dhe grupacioneve të tjera në të gjithë Libanin. Vlen të theksohet se shpërthimet e fundit terroriste janë dënuar edhe nga shumë personalitete të tjera fetare, shoqërore dhe politike të Libanit. 1277109