Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën "Times AW India", njofton se ky sulm i budistëve është kryer dje pas dite pas përhapjes së spekulimeve se gjoja një mysliman ka sulmuar një femër budiste. Sipas një burimi policor i cili kërkoi të mbetët anonim, gjatë këtij sulmi janë djegur dhe shkatërruar 35 shtëpi dhe 12 dyqane tregtare të myslimanëve nga budistët ekstremistë. Vlen të theksohet se Mianmari që nga viti i kaluar është shndërruar në një skenë të dhunës së budistëve ekstremistë kundër myslimanëve të këtij vendi, ndërsa qeveria dhe forcat e sigurisë të këtij vendi gjithashtu jo vetëm që nuk mbrojnë dhe mbështesin myslimanët përballë këtyre sulmeve, por në shumë raste kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dhunën e ushtruar kundër myslimanëve. Gjatë dhunës së budistëve kundër myslimanëve të Mianmarit gjatë vitit të kaluar janë vrarë dhe plagosur qindra persona, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi dhe pa strehë. 1277468