Banka franceze "Societe Generale" me qëllim që të zgjeroi veprimtarinë e saj në shtetet islamike, shpërndanë në Malajzi letra të huazimit islam me vlerë prej 300 milionë dollarë.
Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "Agenceecofin", njofton se banka Societe Generale, banka e dytë më e madhe e Francës sa i përket nivelit të investimeve, ka njoftuar se ka marrë pëlqimin e Bankës Qendrore të Malajzisë për shpërndarjen e letrave të huazimit islam me vlerë 300 milionë dollarë deri në fund të këtij viti. Funksionarët e kësaj banke franceze natyrisht se për shpërndarjen e këtyre letrave gjithashtu duhet të marrin pëlqimin e komisionit kombëtare për letra me vlerë të Malajzisë. Banka Societete General e Francës e cila aktualisht ka edhe një përfaqësi të saj në Dubai, ka vendosur që fitimi i arritur nga shitja e këtyre letrave të huazimit islamik në Malajzi, të investojë në blerjen e pronës në Dubai dhe në këtë mënyrë të rrit nivelin e ndikimit të saj në tregun financiar të Lindjes së Mesme. Kjo banka franceze është banka e dytë evropiane e cila hynë në veprimtarinë financiare islamike. Kohë më parë "HSBC" e Anglisë ka filluar veprimtarinë e saj në tregun financiar islam. Vlen të theksohet se në vitin 2012 shpërndarja e letrave të huazimit islamik ka shënuar një rritje prej 45%. 1278659