Konferenca ndërkombëtare "Profeti i nderuar s.a.v.s. dhe zhvillimet e ardhshme të botës islame" organizohet nga konsullata kulturore e Republikës Islamike të Iranit në Malajzi dhe do të zhvillohet në muajin janar në Kualalampur, kryeqytetin e Malajzisë.
Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) zyra për Azinë Lindore, njofton se konferenca ndërkombëtare në fjalë zhvillohet me rastin e manifestimit të javës së unitetit islam dhe me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Mendimtarë dhe hulumtuesit e interesuar për këtë lëmi punimet dhe artikujt e tyre shkencorë në gjuhën angleze ose arabe sipas temave të publikuara mund t'i dërgojnë në sekretarinë e konferencës në fjalë. Jeta dhe vepra e Hazretit Muhamed s.a.v.s, qelës i unitetit të umetit islam; roli i Profetit të nderuar s.a.v.s. në unitetin dhe bashkimin e umetit islam; roli i Profetit të nderuar s.a.v.s. në të kuptuarin e marrëdhënieve ndërkombëtare të botës islame; Zgjimi Islam nga pikëpamja e Profetit të nderuar s.a.v.s.; zgjidhja e krizave të botës islame nën dritën e mësimeve profetike; zhvillimet politike dhe shoqërore të fundit të botës islame nga vështrimi i jetës dhe veprës së Hazretit Muhamed s.a.v.s.; roli i racionalizmit në unitetin dhe bashkimin e umetit islam; si dhe roli i mësimeve dhe edukimit në bashkimin dhe unitetin e umetit islam janë caktuar të jenë prej temave të kësaj konference. Kjo konferencë do të zhvillohet në sallonin e konferencave ndërkombëtare në kullat binjake të Kualalampurit. Të interesuarit punimet e tyre mund t'i dërgojnë në këtë adresë: Icro.kl90@gmail.com. 1278802