کد خبر: 1289858
تاریخ انتشار : ۲۶ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۹:۵۲

Në Tunizi themelohet çmimi ndërkombëtar për studime islame

Këshilli i ministrave të Tunizisë dje ka dhënë pëlqimin për themelimin e çmimit ndërkombëtar për studime islamike në këtë vend.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "IINA", njoftoi se këshilli i ministrave të Tunizisë dje ka njoftuar se tani e tutje "Çmimi Ndërkombëtar për Studime Islamike të Tunizisë" do të organizohet në vend të "Çmimit Ndërkombëtar të Presidentit të Shtetit të Tunizisë" i cili organizohej Zejnulabidin bin Ali, ish-diktator i këtij vendit. Kryeministri i Tunizisë me anë të një deklarate, tha se komiteti për organizimin e garave shkencore kombëtare tani e tutje ka për detyrë që të caktojë kushtet dhe standardet për organizimin e këtij çmimi, t'i ftojë pjesëmarrësit si dhe të caktojë shpërblimet për fituesit e Çmimit Ndërkombëtar për Studime Islamike të Tunizisë. Qëllimi i themelimit të këtij çmimi është njohja, prezantimi shpërblimi i personaliteteve dhe institucioneve kulturore në të gjithë botën që veprojnë në fushën e studimeve islamike dhe ofrojnë hulumtime të vlefshme. Sipas këtij burimi, fituesit e vendit të parë dhe të dytë të këtij çmimi do të shpërblehen me një shumë prej 30 dhe 20 mijë dinar tunizianë. 1289533


captcha