کد خبر: 1290490
تاریخ انتشار : ۲۷ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۷:۲۷
Ajetollah Khamenei

Mesazhi botëror i luftës kundër shtypjes dhe tiranisë, baza kryesore e konfrontimit të imperializmit me Revolucionin islamik

Lideri suprem i Revolucionit islamik, deklaroi se baza dhe arsyeja kryesore e armiqësisë së imperializmit botëror ndaj Revolucionit Islamik, është mesazhi kryesor i këtij revolucioni, për luftën kundër shtypjes dhe tiranisë kudo në botë.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se Ajetullah Khamenei në takimin e zhvilluar sot me komandantë dhe efektiva të Gardës Revolucionare të Iranit (Sepah), duke theksuar se sistemi imperialist e ka ndarë botën në dy pjesë, në shtypës dhe të shtypur, shtoi: "Revolucioni Islamik konsiston në kundërshtimin e shtypjes dhe tiranisë dhe kjo u bë shkak që mesazhi i këtij revolucioni të kalojë kufijtë e Iranit dhe të mirëpritet nga popujt e botës". Ai duke theksuar se të gjitha qëndrimet armiqësore të fuqive sunduese, siç është dhe zhurma e madhe e Amerikës në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit, duhet analizuar në kuadrin e konfrontimit të gjithanshëm të sistemit imperialist me mesazhin e Revolucionit Islamik, shtoi: "Regjimet vasale e të varura nga sistemi imperialist dhe rrjetet grabitqare ndërkombëtare, ndjekin tre politika kryesore 'luftënxitjen, krijimin e varfërisë dhe inkurajimin e korrupsionit dhe degjenerimi' dhe kundërshtimi i islamit ndaj këtyre politikave, është shkaku kryesor i konfrontimit". Lideri suprem i Revolucionit Islamik deklaroi: "RII jo për hatër të Amerikës apo ndonjë vendi tjetër, por për shkak të bindjeve islamike , kundërshton prodhimin dhe përdorimin e armëve atomike, por qëllimi i vërtetë i kundërshtarëve të aktiviteteve paqësore bërthamore të Iranit, është diçka tjetër". Ajetollah Khamenei dosjen e ndritur të Gardës Revolucionare, e konsideroi tregues të thellësisë së identitetit, personalitetit dhe përvojave të suksesshme të një populli dhe theksoi: "Të jetuarit si revolucionar, qëndrimi revolucionar dhe patundshmëria, janë tipare të bukura të Gardës Revolucionare të Iranit". Ai gjithashtu duke folur mbi komplikacionet e botës së diplomacisë, theksoi se fusha e diplomacisë, është fusha e buzëqeshjes dhe e ftesës për negociata, por të gjitha këto qëndrime duhet të kuptohen dhe analizohen në kuadrin e konfrontimit kryesor".1289621

captcha