کد خبر: 1292088
تاریخ انتشار : ۳۱ شهريور ۱۳۹۲ - ۱۹:۴۷

Bashkimi Evropian kërkoi shpjegime nga Izraeli

Diplomatë të vendeve evropiane dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara reaguan me tone të ashpra ndaj Izraelit, pasi trupat e tij ndërhynë për të penguar agjencitë e ndihmave në shpërndarjen e ushqimeve për banorët në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se ështu thuhet në një njoftim të agjencisë Fars të lajmeve, e cila njoftoi se një diplomate franceze, e cila shoqëronte ndihmat, informoi se ushtarët ishin sjellë ndaj saj në mënyrë brutale, duke e shtrirë me fytyrë në tokë gjatë kontrollit të automjetit. Më pas ajo ishte urdhëruar së bashku me karvanin humanitar që të kthehej mbrapsht. 1291595

captcha