Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se Ai shtoi se shtetet perëndimore duhet t’i njohin të drejtën legjitime të popullit iranian në fushën e teknologjisë atomike duke përfshirë pasurimin e uraniumit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare. Të gjithë duhet ta dinë se mesazhi i Republikës Islamike të Iranit për tërë botën është paqja dhe miqësia, prandaj kërkon zgjidhjen e problemeve rajonale dhe globale nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëmendimit. RII është e gatshme t’i vazhdojë negociatat pa parakushte me perëndimin rreth çështjes së programeve atomike, por beson se pala tjetër duhet të hyjnë në këto negociata nga një pozicion i barabartë dhe me respekt reciprok duke respektuar interesat e dy palëve. Irani është një shtete i madh dhe posedon një civilizim të fortë revolucionar, për këtë arsye i këshillojmë shtetet perëndimore mos të flasin me popullin iranian me gjuhën e forcës dhe kërcënimit; sepse kërcënimi, lufta dhe diplomacia nuk kanë kuptim të vendosën përkrah njëra tjetrës. Populli iranian kërkon vetëm të arri zhvillim dhe progres dhe jo të prodhojë armë të vrasjes në masë. Prandaj Irani në këtë fushë gjithnjë ka shënuar progres brenda normave dhe konventës ndërkombëtare për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë “NPT” sepse i qëndron besnik zotimeve të veta ndaj këtij traktati. Mbështetja politike, informative dhe me armatim duke përfshirë edhe armët kimike, që kanë bërë armiqtë e Revolucionit Islamik të Iranit ndaj ish-diktatorit të Irakut Sadam Husein, jo vetëm që nuk arritën të detyrojnë popullin iranian të dorëzohet, por nuk arritën të mbajnë të pushtuar as edhe një pëllëmbë të territorit të RII. Ashtu siç nuk dha rezultat mbështetja ndaj ish-diktatorit Sadam Husein në agresionin kundër Iranit, mbështetja aktuale ndaj terroristëve në rajon gjithashtu nuk do të ketë asnjë rezultat për mbështetësit e tyre, përveç pasojave shumë të rënda. Forcat e armatosur të Republikës Islamike të Iranit janë faktor i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërsa përkundër pretendimeve të disa shteteve të cilat Iranin e quajnë faktor kërcënues për vendet fqinjë dhe të tjerët; në realitet faktor kërcënues për rajonin është një regjim (Izraeli) i cili duke poseduar armë bërthamore dhe të shkatërrimit në masë, po shkelë të gjitha normat, ligjet dhe traktatet ndërkombëtare, theksoi ndër të tjera z. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit. 1291623