Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar faqen informative të presidencës së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se presidenti iranian z. Hasan Ruhani të martën zbriti në aeroportin Xhon F. Kenedi të Nju Jorkut, ndërsa mbrojtjen e madhërisë së popullit iranian e konsideroi prej qëllimeve më të rëndësishme të vizitës së tij në Nju Jork. Z. Hasan Ruhani gjithashtu ka theksuar mbi çështjen e çarmatimit bërthamor në nivel global e sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme dhe tha se në takimin për çarmatim bërthamore që do të zhvillohet në AP të OKB-s do të mbajë fjalim rreth kësaj çështje në rolin e kryetarit të organizatës së vendeve të painkuadruara. Presidenti i RII gjithashtu takimin e tij me qytetarët iranianë me qëndrim në SHBA si dhe me liderët e myslimanëve të këtij vendi, e ka konsideruar pjesë të rëndësishme të agjendës së tij gjatë kësaj vizite në Nju Jork. Ai është shprehur optimist se gjatë vizitës në Nju Jork, delegacioni iranian do të bëjë hapa pozitiv në rrugën e tij për të shpjeguar dhe prezantuar objektivat e RII si dhe për të realizuar të drejtat e popullit iranian. Presidenti iranian ditën e martë përveç se do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së mbledhjes së 68-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s ku do të mbajë edhe një fjalim gjatë kësaj mbledhje, do të zhvillojë takime edhe kryeministrin e Kinës, presidentin e Austrisë si dhe me kryeministrin e Pakistanit. Z. Hasan Ruhani do të takohet gjithashtu edhe me presidentin francez, ndërsa të mërkurën do të zhvillojë takime edhe me shumë krerë dhe funksionarë të lartë të shteteve të ndryshme të botës. 1292839