Presidenti i RII gjatë vizitës së tij në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në sesionin e 68-të të AP të OKB, do të përcjellë mesazhin paqedashës të kombit iranian për të gjithë botën.
Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) Kështu deklaroi sot znj. Marzje Afkam, zëdhënëse e MPJI. Znj. Afkam përsa i përket vizitës së presidentit iranian në Nju Jork, vuri në dukje pjesëmarrjen e tij në takimin kushtuar çështjes së çarmatimit dhe në takimin e ministrave të jashtëm të grupit NAM dhe tha se në këtë takim z. Hasan Ruhani do të parashtrojë pikëpamjet e Iranit rreth zhvillimeve rajonale dhe të botës dhe zhvillimeve të rëndësishme mbi çështjen e sigurisë, paqes, dhe bashkëjetesës në shkallë botërore. Ndër të tjera zëdhënësja e MPJI foli edhe për takimin e z. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i RII me z. William Hague, homologun e tij anglez dhe tha se në këtë takim janë trajtuar çështje ndërkombëtare dhe situata në Siri, si dhe janë pashtruar pikëpamjet e RII si një vend me ndikim të veçantë në zhvillimet rajonale. Znj. Afkam përsa i përket takimit mes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të grupit 5+1 dhe ministrit të jashtëm iranian, takim që pritet të organizohet ditën e enjte në Nju Jork, tha se ky takim do të jetë pikënisje e negociatave të reja mes Iranit dhe grupit 5+1 ku Irani në mënyrë të qartë ka parashtruar nevojshmërinë e realizimit të së drejtave të kombit iranian në posedimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore dhe për pasurimin e uraniumit brenda vendit. Ajo përsa i përket takimit të mundshëm mes ministrit të jashtëm iranian dhe shefit të DASH, rikujtoi se për një takim të tillë nuk ekziston asnjë program i caktuar dhe çdo takim do të bëhet vetëm në kuadër të grupit 5+1. 1293160