کد خبر: 1294072
تاریخ انتشار : ۰۳ مهر ۱۳۹۲ - ۱۷:۳۸

Fjalimi i presidentit të RII në mbledhjen e përgjithshme të OKB

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një fjalimi në mbledhjen e përgjithshme të OKB-s, ftoi botën që të bëjë përpjekje më të mëdha për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme. Z. Hasan Ruhani gjatë këtij fjalimi mes tjerash deklaroi se në vend që të mendojmë për opsionet e krijimit të një koalicioni të pa efektshëm për luftë në rajone të ndryshme të botës, duhet më shumë të mendojmë për krijimin e një koalicioni për të vendosur një paqe të qëndrueshme në mbarë botën.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar faqen informative të presidencës së shtetit të Iranit, njofton se presidenti iranian të martën në mbrëmje në fjalimin e tij në mbledhjen e përgjithshme të OKB-s, pasi ka shpjeguar në mënyrë të saktë kushtet dhe rrethanat aktuale në të cilat gjendet rajoni si dhe sistemi ndërkombëtar, ka prezantuar edhe disa propozime dhe alternative nga ana e Republikës Islamike të Iranit për të dalë nga situata me të cilën po përballet Bashkësia Ndërkombëtare. Duke vënë në dukje zbatimin e sanksioneve të shteteve perëndimore kundër Iranit, z. Ruhani theksoi se sanksionet kundër RII në realitet janë shkelje e të drejtave legjitime të njeriut të tilla si të drejtën për paqe, të drejtën për zhvillim dhe progres, të drejtën për të patur qasje në mundësitë që i ofron sektori i shëndetësisë, sektori i arsimi dhe më e rëndësishme të drejtën për të jetuar. Rezultati i zbatimit të sanksioneve pavarësisht çfarëdo lloji të deklaratave dhe lojës me fjalë, është pikërisht nxitje e zjarrit të luftës dhe shkatërrimit të njerëzve. Zjarr ky i cili nuk djegë vetëm viktimat e sanksioneve, por godet rëndë edhe ekonominë dhe jetën e popullit kundër të cilit zbatohen sanksionet. Në lidhje me programin bërthamor, presidenti iranian deklaroi se njohja e të drejtës natyrore dhe legjitime të Iranit, konsiderohet alternativa më e mirë për zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Iranit. Kjo nuk është një moto politike, por kjo është paraqitur në bazë të njohjes së thellë të nivelit të teknologjisë në Iran, njohjes së rrethanave ndërkombëtare si dhe me qëllim që t’i jepet fund lojërave politike në këtë drejtim në bazë të domosdoshmërisë së objektivave dhe interesave të përbashkëta për të arritur në mirëkuptim dhe për të vendosur sigurinë e përbashkët. Armët bërthamore nuk kanë patur kurrë asnjë pozitë në doktrinën mbrojtëse të RII sepse ato janë në kundërshtim të plotë me bindjet fetare dhe morale të iranianëve. Irani kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim në bazë të respektit reciprok dhe të interesave të përbashkët me shtetet tjera, ndërsa në këtë drejtim RII nuk kërkon rritjen e tensioneve me SHBA-t. Në lidhje me fjalimin e presidentit amerikan Barak Obama në OKB, presidenti iranian theksoi se nëse qeveritarët amerikan tregojnë vullnet të vendosur si dhe heqin dorë nga politikat e presionit dhe luftënxitjes, atëherë mund të gjendet një kornizë për administrimin e mosmarrëveshjes. Bazë e kësaj kornize duhet të jetë poziziconet e barabarta, respekti reciprok si dhe parimet e njohura ndërkombëtare. Në këtë drejtim ne presim që të dëgjojmë një zë të unifikuar nga Uashingtoni. Përgjatë disa viteve të fundit vazhdimisht nga qeveria e Uashingtonit është dëgjuar vetëm një zë i përsëritshëm “opsioni i luftës është mbi tavolinë”. Mirëpo sot më lejoni që në vend të këtyre deklaratave të paefektshme dhe të paligjshme, të iu them: “Paqja është mbi tavolinë”. Ndërhyrja ushtarake në Afganistan, lufta imponuese e Sadam Huseinit kundër Iranit, pushtimi i Kuvajtit, ndërhyrja ushtarake në Irak, politikat shtypëse kundër popullit palestinez, terrorizimi i personaliteteve politike dhe qytetarëve të thjesht në Iran si dhe shpërthimet me bomba në vendet siç është Iraku, Afganistani dhe Libani; janë shembuj të dhunës më të qartë që është kryer në tre dekadat e fundit në rajon. Politika që po zbatohet kundër popullit të shtypur të Palestinës nuk është gjë tjetër përveç një dhune e strukturave qeveritare. Tokat e Palestinës janë të pushtuara. Të drejtat themelore e popullit palestinez po shkelen në mënyrë tragjike, ndërsa ata nuk lejohet të kthehet në vatrat e tyre. Krimi qepo bëhet kundër popullit palestinez është një dhunë institucionale, për përshkrimin e të cilës fjala “apartaid” është një nocion i lehtë. Tragjedia njerëzore që po ndodhë në Siri është një shembull shumë i dhimbshëm i zgjerimit të dhunës në rajonin e Lindjes së Mesme. Që nga fillimi i kësaj krize kur disa faktorë ndërkombëtarë kanë filluar të derdhin aty resurset e tyre të armatimit, ne kemi deklaruar se kriza e Sirisë nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake. Ne dënojmë përdorimin e çfarëdo lloji të armëve kimike dhe në bazë të këtij qëndrimi mirëpresim vendimin e qeverisë siriane për pranimin e traktatit për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve kimike. Në këtë drejtim besojmë se qasja e grupeve ekstremiste dhe terroriste në armët kimike është rreziku më i madh me të cilin përballet aktualisht rajoni i Lindjes së Mesme, kërcënim ky i cili gjithmonë duhet të merret në konsideratë. Njëkohsisht me këtë përdorimi i paligjshëm dhe jo i efektshëm i politikës së kërcënimit me forca ushtarake, do të rezultojë vetëm me zgjerimin e dhunës dhe krizës në rajon.

captcha