کد خبر: 1296414
تاریخ انتشار : ۰۸ مهر ۱۳۹۲ - ۱۹:۵۰
Al-Baradai

Bashkëpunimi i Amerikës dhe Iranit, çelës i stabilitetit në Lindjen e Mesme

Muhamed Al-Baradei, politikan dhe diplomat i dalluar egjiptian, dje në faqen e tij në Twitter ka shkruar Bisedimet Teheran-Uashington në realitet janë çelësi kryesor për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën “Al-Misr Al-Jeum”, njofton Muhamed Al-Baradei, ish-këshilltar i presidentit të përkohshëm të Egjiptit për çështje ndërkombëtare, me këtë rast ka theksuar se thyerja e politikave mes Amerikës dhe Iranit më herët është shkaktuar si rezultat i tollovive dhe ndeshjes së interesave në Lindjen e Mesme, prandaj sot nuk duhet humbur këtë rast të krijuar për Lindjen e Mesme. Vlen të theksohet se Muhamed Al-Baradei pas operacioneve të ushtrisë egjiptiane dhe grusht shtetit kundër qeverisë së ish-presidentit Muhamed Morsi, dha dorëheqje për t’i dhënë fund protestave qytetare në rajonin Rabiatu Al-Advijea gjatë të cilave u vranë dhe plagosen qindra përkrahës të Vëllazërisë Myslimane, dha dorëheqje nga posti i zv/presidentit të përkohshëm të Egjiptit. Ai përgjatë viteve 1997 deri në vitin 2009 ka qenë drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike. 1295201


captcha