کد خبر: 1298717
تاریخ انتشار : ۱۳ مهر ۱۳۹۲ - ۲۰:۲۴

Lideri suprem mbështet agjendën diplomatike

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një fjalimi të tij në ceremoninë e studentëve të akademisë ushtarake deklaroi se ne mbështesim aktivitetet diplomatike të qeverisë dhe i japim rëndësinë e duhur atyre.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njovton se Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë shtoi: Prandaj mbështesim atë çfarë ka ndodhur gjatë vizitës së presidentit të RII në Nju Jork, ndërsa edhe pse mendojmë se disa prej veprimeve të delegacionit iranian nuk kanë qenë me vend, mirëpo në përgjithësi jemi optimist në delegacionin diplomatik iranian. Nuk jemi optimist ndaj amerikanëve dhe nuk kemi aspak besim në ata sepse nuk mund t’i besohet qeverisë amerikane ajo vazhdimisht ka thyer zotimet e veta. Ajo kryesisht kontrollohet nga rrjeti sionist ndërkombëtar, prandaj zbaton politikat vetëm në interes të sionistëve. 1298235

captcha