کد خبر: 1299903
تاریخ انتشار : ۱۵ مهر ۱۳۹۲ - ۲۱:۵۰

Organizohet festivali i tetë i trashëgimisë islame në Uashington DC

Festivali i tetë ndërkombëtar vjetor për manifestimin e kulturës islamike në Amerikë zhvillohet gjatë këtij muaji në Uashington DC, kryeqytetin e SHBA-ve.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “thehilltoponline.com”, njofton se Organizata për Trashëgimi të Myslimanëve të Amerikës “CSAM” dhe qendra kulturore e muzeut për trashëgimi islame të Amerikës janë organizatore të këtij festivalit. Vendosja e marrëdhënieve mes njerëzve duke shfrytëzuar kulturën” është emri i këtij festivali i cili organizohet me qëllim që tematikat arsimore dhe edukative të prezantohen nëpërmjet programeve zbavitëse. Winsent Geri, kryetar i Uashington DC të Amerikës, në ditën e parë të këtij festivali i cili ka filluar më 1 tetor, me anë të një deklarate publike muajin tetor e ka quajtur muaj të trashëgimisë islame dhe periudhë për njohjen e historisë islame dhe rolin e myslimanëve amerikan në rajonin e Kolumbisë dhe të gjithë Amerikës. Ai gjatë këtij fjalimi ka ftuar qytetarët amerikanë që të njohin rolin e myslimanëve amerikanë në rajon. Ai tha se shkollat shtetërore në këtë rajon gjithashtu janë inkurajuar për futjen në plan programin e tyre arsimor edhe lëndët për njohjen e historisë dhe trashëgimisë islame për mësimin e dhe mirëkuptimin e tolerancës reciproke. 1299398


captcha