Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar rrjetin informativ “Al-Jeumu Sabia”, njofton se numri i viktimave të përleshjeve të fundit në Egjipt ka shkuar 50 persona të vrarë dhe mbi 250 të plagosur. Sejjid Shefik, zv/ministër për siguri kombëtare në Ministrinë e Brendshme të Egjiptit, deklaroi se shumica e numrit të viktimave të përleshjeve të ditës së djeshme i përkasin rajoneve Ramsis, Al-Deki dhe Al-Munil të Kajros. Pjesëtarët e Vëllazërisë Myslimane qëllimisht synojnë të prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve egjiptianë të cilët janë duke festuar përvjetorin e fitores së luftës 1973. Koha për kaos dhe trazira ka përfunduar dhe më kurrë nuk do të lejojmë organizimin e tubimeve greviste në sheshet e Kajros. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, presidenti egjiptian Adli Mansur është takuar me kryeministrin e Jordanisë. Ijhab Badavi, zëdhënësi i zyrtar i presidencës së shtetit të Egjiptit, njoftoi se Adli Mansur gjatë këtij takimi ka diskutuar zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në të gjitha fushat. Nga ana tjetër, pas përleshjes mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të ish-presidentit Muhamed Morsi që është zhvilluar përpara përfaqësisë ushtarake të Egjiptit në Uashington, policia amerikane ka marrë masa për ndërprerjen e kësaj përleshjeve. Në këtë mes Jusuf Kardavi në vazhdim të qëndrimeve të tij përçarëse edhe një herë ka kërkuar nga populli egjiptian me rastin e përvjetorit të luftës 1973 të dalin në rrugë dhe të hedhin slogane për kthimin e Muhamed Morsi në pushtet. 1299393