کد خبر: 1302045
تاریخ انتشار : ۲۰ مهر ۱۳۹۲ - ۲۰:۳۰

Veprimet e terroristëve në Siri, krime kundër njerëzimit

Organizata e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut deklaroi se veprimet e grupeve terroriste në Siri janë krime kundër njerëzimit.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se kanali televiziv gjerman DW njoftoi se kjo organizatë të shtunën në raportin e saj, veprimet e grupeve terroriste në rrethinën e qytetit Latakia në perëndim të Sirisë i ka quajtur krime kundër njerëzimit. Në kohën kur të gjitha përpjekjet janë fokusuar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, vrasja e civilëve sirianë nga grupet terroriste po vazhdon akoma me armë të tjera. Organizata e lartpërmendur posedon dëshmi të cilat tregojnë grupet terroriste në Siri kanë kryer krime kundër njerëzimit. Sipas kësaj organizate, grupet terroriste në muajin mars të vitit 2013 kanë sulmuar popullatën alevite të dhjetë fshatrave në rrethinën e qytetit Latakia dhe kanë masakruar 200 civilë siriane. 1301749

captcha