Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Ali Larixhani, në mbrëmjen e ditës së premte me rastin e kthimit të tij nga vizita 6 ditore në Evropë, në aeroportin Mehrabad të Teheranit, ka deklaruar se çështja bërthamore e Iranit ka qenë një nga pyetjet dhe titujt kryesor në mediat evropiane, duke shtuar se bisedimet me grupin 5+1 duhet të ndërtohen dhe zhvillohen duke u bazuar në realitetin e sotëm e jo atë të kaluarin. Z. Larixhani duke theksuar se Irani është në kërkim të gjetjes së zgjidhjes së çështjes së programit të tij bërthamor, ka deklaruar: “Në negociatat me grupin 5+1, për të arritur një kornizë të qartë, duhet të përdoren dhe respektohen me përpikmëri ligjet ndërkombëtare dhe nuk duhet të ekzistojë mosbesimi midis palëve dhe patjetër duhet ndjekur rregullat dhe ligjet ndërkombëtare”. Në vizitën e tij 6 ditore, kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka vizituar 3 shtete evropiane, duke filluar vizitën e tij në Serbi. Ali Larixhani gjithashtu morri pjesë në takimin e 129 të Unionit ndërparlamentar botëror në Gjenevë të Zvicrës. Ai në fund të vizitës së tij vizitoi Kroacinë, ku u takua me presidentin si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti. 1301756