کد خبر: 1307431
تاریخ انتشار : ۰۲ آبان ۱۳۹۲ - ۲۱:۱۹

Njohurit e librit “Al-Ghadir” duhet përhapur për të gjithë myslimanët

Libri “Al-Ghadir” i dijetarit të njohur mysliman Alame Amini përmban një përmbledhje të mendimeve të dijetarëve dhe personaliteteve të njohura islame nga shekulli i parë deri në shekullin e 15-t hixhri, të cilët flasin rreth ngjarjes së Ghadirit.



Materiali i këtij libri është përmbledhur duke iu referuar burimeve të ndryshme të literaturës islame duke përfshirë veprat e dijetarëve myslimanë suni dhe shii. Një libër i tillë që përmban vlera të mëdha fetare, konsiderohet bazë për unitetin mes myslimanëve shii dhe suni, prandaj duhet prezantuar për të gjithë myslimanët e botës. Khoxhetul-Islam Muhamed Husein Mashkuri, drejtor i qendrës kulturore-fetare dhe mediale “Khorshid”, gjatë një interviste me Agjencinë Ndërkombëtare Kur’anore të Lajmeve (IKNA), në mes tjerash deklaroi se çështje e ngjarjes së Ghadirit nuk është vetëm një çështje e myslimanëve shiitë, por ajo bënë pjesë në mesin e çështjeve dhe problematikave fetare të të gjithë shoqërisë myslimane. Prandaj kjo linjë e qartë shpjegon në hollësi rrugën e të gjithë njerëzve. Çështja e Ghadiri në vete përmban njohuri të tilla, por gjithnjë duhet patur parasysh fakti se kjo çështje nuk bënë të përkufizohet vetëm për myslimanët shii. Ky libër për shkak të titullit që përmban “Al-Ghadir” akoma ka mbetur i panjohur në mesin e myslimanëve suni në kohën kur i gjithë materiali që përmban ky libër është marrë nga literatura e dijetarëve myslimanë suni ose të paktën materialët e këtij libri janë të bazuar në burime të tilla të literaturës islame; prandaj e shikojmë të nevojshme dhe të arsyeshme që ky libër të prezantohet në nivel më të lartë dhe me më shumë detaje. Alame Amini, autor i këtij libri, ka bërë një hulumtim të madh mbi burimet e literaturës islame dhe duke filluar nga shekulli i parë hixhri e deri më tani ka mbledhur mendime dhe qëndrime të dijetarëve dhe personaliteteve të ndryshme islamë të cilët në veprat e tyre kanë trajtuar këtë çështja në mënyra të ndryshme. 1306851

captcha