Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “Al-Muslim”, njofton se dënimet të cilët ka paraparë qeveria e Arabisë Saudite për pelegrinët që shkelin ligjet e këtij vendi, kryesisht përmblidhen në tre grupe që janë përcaktuar në përputhshmëri me shkeljet që bëhen. Disa prej këtyre dënimeve i përkasin vetëm pelegrinëve që vinë nga brenda vendit, grupi tjetër i përket pelegrinëve që vinë nga jashtë vendit dhe grupi tretë i përket karvanëve të pelegrinëve. Në ligjet përkatëse me pelegrinët e huaj thuhet se nëse kryhet çfarëdo vepre jo ligjore, pelegrini në mënyrë urgjente edhe nëse nuk e ka përfunduar pelegrinazhin, do të largohet nga Arabia Saudite nga autoritetet përkatëse si dhe për dhjetë vjet me radhë emri i tij do të mbetet në listën e personave nongrada i cili nuk mund të hyjë në Arabinë Saudite, me këtë rast do të merren në pyetje edhe përgjegjësit e karvanit të cilët do të paguajnë dënimet me të rënda. Grupi tjetër i ligjeve i përket karvanëve të pelegrinëve që nuk kanë leje ligjore. Karvanët e tillë do të dërgohen në gjykatë dhe në prokurorinë e përgjithshme. 1282704