Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) njofton se konferenca e parë ndërkombëtare e Unionit Botëror të Gruas Myslimane është organizuar për të analizuar dhe diskutuar rolin e organizatave qytetare të grave në ngritjen e pozitës së gruas myslimane. Në fillim të kësaj konference zonja Lale Eftekhari, kryetare fraksionit parlamentar të Iranit për çështje kur’anore si dhe sekretare e kësaj konference, mbajti fjalimin e rastit. Ajo sëpari uroi të gjithë të pranishmeve përvjetorin e lindjes së Hazreti Fatime Masume (s.a.) ku tha se kjo ditë në Iran është quajtur “dita e vajzave”, gjë që është e pashembullt në tërë botën. Ajo duke folur rreth arsyeve të organizimit të kësaj konference, tha se Kur’ani fisnik i fton të gjithë myslimanët për unitet sepse Zoti i madhëruar të gjithë myslimanët i ka quajtur vëllezër, mirëpo djalli dhe ndjekësit e tij nuk dëshirojnë që të bashkohen myslimanët dhe të vendoset një unitet mes medhëhebeve islame. Për këtë qëllim djalli ka bërë të gjitha planet që myslimanët mos të bashkohen me njëri tjetrin. Kjo konferencë do të diskutojë dy tema të rëndësishme që e para do t’i kushtohet hartimit të një statusi të këtij unioni dhe aprovimi i tij, ndërsa tema tjetër përfshin diskutimin e rolit të organizatave qytetare të gruas në ngritjen e pozitës së gruas myslimane në shoqëri. Gjatë pesë seancave në këtë konferencë do të diskutohet mënyra se si mund të shfrytëzohet potenciali i organizatave qytetare në këtë drejtim. 1283752