Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar faqen informative në internet “World Bulletin”, njofton se kjo konferencë do të fillojë punimet e saj në mëngjesin e 12 shtatorit ku gjatë një ceremonie solemne do të mbaj fjalimin e rastit z. Ekmeludin Ehsanoglu, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Kjo konferencë zhvillohet me titull “Islamofobia në kuadër të ligjit dhe mediave”, ndërsa është organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik dhe Drejtoria e Përgjithshme për Media dhe Informim e Turqisë. “Demokracia, larmia kulturore dhe Islamofobia”, “Roli dhe përgjegjësia e mediave në lidhje me islamofobinë” si dhe “Ligjet, të drejtat e njeriut dhe Islamofobia” janë tre temat kryesore që do të diskutohen gjatë ditës së parë të kësaj konference ndërkombëtare. Në ditën e dytë të kësaj konference ndërkombëtare gjithashtu do të diskutohen metodat e bashkëpunimit me qeveritë dhe mediat për të luftuar fenomenin e islamofobisë në vende të ndryshme të botës. 1284339