Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar kanalin televiziv “Al-Menar”, njofton se në kohën kur shumë sondazhe në SHBA tregojnë se shumica e qytetarëve amerikanë janë kundër ndërhyrjes ushtarake të Amerikës në Siri. Sondazhi më i fundit që është bërë nga Reuters/Ipsus gjatë kësaj jave tregoi shumë qartë se mbi 56% e amerikanëve besojnë se SHBA-t nuk duhet të ndërhyjë në krizën siriane, ndërsa vetëm 19% e tyre kanë mbështetur një sulm të mundshëm ushtarak të SHBA-ve kundër Sirisë. Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Papa Francis, lideri i katolikëve të mbarë botës, ditën e shtunë në shenjë proteste kundër planit të qeverisë amerikane për një sulm ushtarak kundër Sirisë, kërkoi nga të gjithë liderët e botës që ta nxjerrin njerëzimin nga vuajtjet luftë dhe vrasjeve. Ai deklaroi se lufta gjithmonë konsiderohet dështim dhe humbje për njerëzimin. Papa përpara një tubimi të madhe në sheshin Shën Pjeter të Vatikanit tha se dhuna dhe lufta rezultojnë vetëm me vdekje. Pas thirrjes publike të udhëheqësit shpirtëror të katolikëve të mbarë botës, në Vatikan është organizuar një ceremoni lutjesh për zgjidhjen e krizës në Siri. Vlen të theksohet se protesta kundër luftës janë zhvilluar përpara ambasadave dhe konsullatave amerikane në qytete kryesore të shteteve të ndryshme të botës. 1284310