Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “World Bulletin”, njofton se pas kryerjes së analizave të ndryshme nga historianë dhe ekspertë përkatës, është përcaktuar se manuskripta në fjalë është më vjetër se 1000 vjet. Jyksel Keliçaslan, imami i xhamisë së Bodrumit , e ka gjetur këtë manuskript të Kur’anit fisnik sëbashku me disa libra të literaturës islame në oborrin e xhamisë. Manuskripta në fjalë e Kur’anit fisnik sëbashku me disa libra të tjerë të komentimit të Kur’anit fisnik kanë qenë të vendosur në një sezxhade, ndërsa imami i xhamisë menjëherë ka informuar autoritetet fetare islame të këtij qyteti për të kryer analiza të më tutjeshme. Veprat në fjalë më pas janë transferuar në drejtorinë e ambientit dhe plan programeve të qytetit Bodrum të cilët e kanë vendosur atë në muzeun e arkeologjisë së nëndetit të këtij qyteti. 1288256