کد خبر: 1296419
تاریخ انتشار : ۰۸ مهر ۱۳۹۲ - ۲۰:۵۵

Organizohet konferenca ndërkombëtare “Dialogu ndërkombëtar për paqe” në Itali

Konferenca ndërkombëtare “Dialogu ndërkombëtar për paqe” ka filluar punimet e saj dje në qytetin e Romës të Italisë dhe sot i përfundoi programet.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “fr.radiovaticana”, njofton se kjo konferencë është organizuar nga organizata “Sant Djego” dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues dhe personalitete të shquarsi dhe liderë të feve qiellore në Romë të Italisë. Ceremonia për hapjen e kësaj konference ndërkombëtare është zhvilluar me pjesëmarrjen e Enrique Leta, kryeministër i Iralisë, si dhe me pjesëmarrjen e organizatave të ndryshme në mesin e tyre edhe kryemyftiu i Egjiptit. Pjesëmarrësit në vazhdim të programeve të ditës së parë të kësaj konference kanë diskutuar rolin e fesë në forcimin e dialogut dhe ndikimit të këtyre dialogëve në procesin e vendosjes së paqes globale. Dita e dytë e kësaj konference gjithashtu ka filluar me zhvillimin e tryezave profesionale në lidhje me gjërat e përbashkëta mes feve qiellore si dhe kanë shqyrtuar alternativat për forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve duke u bazuar mbi mësimet fetare. 1295942


captcha