کد خبر: 1297721
تاریخ انتشار : ۱۰ مهر ۱۳۹۲ - ۲۰:۱۲
Sekretari i përgjithshëm i ISESCO-s

Të forcohet kultura e dialogut për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për të gjithë botën

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë Islamike (ISESCO) duke theksuar për nevojën e vendosjes së paqes dhe të sigurisë së qëndrueshme në mbarë botën, ka ftuar të gjithë popujt e botës për realizimin e këtij qëllimi të rëndësishëm, ndërsa kërkoi nga ata të bëjnë përpjekje për forcimin e kulturës së dialogut reciprok dhe për të vendosur bashkëjetesën paqësore në botë.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “ISESCO”, njoftoi se Abdulaziz Othman Al-Tuvejxhiri gjatë fjalimit të tij në konferencës globale për dialog të qytetërimeve dhe të feve që po zhvillohet në qytetin Fes të Marokut nën kryesinë e Muhamedit të Pestë, mbret i Marokut, ka paralajmëruar për krizat njerëzore që krijohen si rezultat i mosmarrëveshjeve. Ai burimin e këtyre mosmarrëveshjeve e konsideroi racizmin, egoizmin dhe mosrespektimin e karakteristikave të veçanta të popujve të tjerë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-s vitin 2001 e emëroi vit të dialogut mes civilizimeve, ndërsa përgjatë një dekade të fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë trazirave në rajone të ndryshme të botës. Megjithëkëtë Bashkësia Ndërkombëtare akoma nuk ka humbur shpresat për vendosjen e paqes në nivel global, prandaj duke përkufizuar strategjitë e nevojshme po bënë përpjekje për realizimin e këtij qëllimi. Sektori për unitet mes civilizimeve në OKB është themeluar pikërisht për këtë qëllim, prandaj shpresohet akoma për marrjen e hapave pozitiv dhe më të efektshëm për forcimin e vlerave njerëzore siç është dialogu dhe uniteti mes kulturave dhe popujve të ndryshme. 1297406


captcha