Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) njofton se në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm edhe Hasan Kashkavi zv/ministër i jashtëm, Maxhin Fahimpur ambasador i RII dhe Muhamed Shaluji konsulli kulturor i Iranit në Serbi. Sipas agjencisë IRNA, z. Larixhani publikimin e këtij libri e ka cilësuar një prej aktiviteteve më të rëndësishme të konsullatës kulturore të ambasadës së RII në Serbi. Konsulli kulturor i Iranit në Beograd në fjalën e tij tha: Kjo vepër me vlerë e përkthyer nga Aleksandër Dragovic, ka disa cilësi të tilla si respektimi i normave shkencore, letrare, përkthimi i denjë dhe i kuptueshëm. Shaluji ndër të tjera shtoi se kjo vepër me vlerë do të prezantohet edhe në panairin ndërkombëtar të librit Beograd-2013 që do të zhvillohet më datë 20 tetor. 1299965