کد خبر: 1305489
تاریخ انتشار : ۲۸ مهر ۱۳۹۲ - ۲۰:۵۷

20 vende marrin pjesë në ciklin mësimor “Gjyqëtarët e garave të Kur’anit” në Arabinë Saudite

Përfaqësuesit e 20 vendeve të botës marrin pjesë në ciklin për trajnimin e gjyqëtarëve të garave kur’anore në Arabinë Saudite i cili do të zhvillohet gjatë sesionit të 35-t të garave ndërkombëtare për hifz, lexim dhe komentim të Kur’anit fisnik që të do zhvillohen në këtë vend.



Agjencia Ndërkombëtare Kur’anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar gazetën “Al-Rrijad”, njoftoi se sekretaria e garave të Kur’anit fisnik pranë Ministrisë për Çështje Islamike të Arabisë Saudite ka njoftuar se përfaqësuesit e 20 vendeve të botës do të marrin pjesë në këtë seminar trajnues i cili do të zhvillohet gjatë muajit muharrem sipas kalendarit hixhri në qytetin e Mekës. Mansur bin Muhamed Al-Samih, sekretar i përgjithshëm i garave të Kur’anit në Arabinë saudite deklaroi se ky seminar ka për qëllim mësimin e rregullave të vlerësimit të komisionit të jurisë për gara të Kur’anit fisnik, përgatitjen dhe trajnimin e gjyqtarëve për vlerësimin e garave kur’anore të nivelit të lartë, forcimin e mjeteve për vlerësimin e këtyre garave si dhe për të analizuar principet dhe rregulloret e punës së komisionit të jurisë për gara të tilla. Ky seminar trajnues do të zhvillohet përgjatë 30 orëve trajnim gjatë pesë ditëve në mëngjes dhe pas dite. Prandaj kërkohet nga vendet që kanë dërguar përfaqësuesit e tyre për të marrë pjesë në këtë seminar që të prezantojnë vetëm një gjyqtar i cili plotëson kushtet e kërkuar për të marrë pjesë në këtë seminar trajnues. Pjesëmarrësit në këtë seminar nuk duhet të jenë më të rinj se 20 dhe më të moshuar se 40 vjet. Ata duhet të jenë hafiz të gjithë Kur’anit fisnik dhe mos të jenë prej atyre që kanë marrë pjesë në seminarët e kaluar. Vlen të theksohet se sesioni i 35-t i garave ndërkombëtare për hifz, lexim dhe komentim të Kur’anit fisnik të Arabisë Saudite do të zhvillohen në fund të muajit muharrem në qytetin e shenjtë të Mekës. 304800


captcha