کد خبر: 1307369
تاریخ انتشار : ۰۱ آبان ۱۳۹۲ - ۲۳:۲۵

Protesta antiqeveritare në Tunizi

Qindra kundërshtarë të qeverisë tuniziane kanë organizuar sot protesta në rajonin qendror të këtij vendit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë tuniziane.



Agjencia Ndërkombëtatre Kur'anore e Lajmeve (UKNA) njofton se sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar informacione nga agjencia franceze e lajmeve, protestuesit tunizianë gjatë protestave në duar mbanin flamuj kombëtar si dhe thërrisnin parulla kundër qeverisë së Tunizisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj. Protestuesit kanë kërkuar zhvillimin e negociatave kombëtare mes partisë në pushtet dhe partive opozitare, për të zgjidhur ngërçin politik në këtë vend. Rashid Al Ganushi, lideri partisë në pushtet Al Nakhze, u ka kërkuar të gjitha grupeve politike tuniziane, që në plan të parë te kenë interesin kombëtar të vendit dhe negociatat janë çështje për të cilat do të vendos vetë ai. Tunizia pas vrasjes së Muhamed Al Ibrahimi, anëtar i bllokut opozitar në Tunizi në 25qershor 2013 është përfshirë në protesta dhe që nga ajo ditë, numri i të vrarëve në protesta është rritur dukshëm. 1306854

captcha