کد خبر: 1307371
تاریخ انتشار : ۰۱ آبان ۱۳۹۲ - ۲۳:۴۲

Themelohet Partia e parë Islamike në Holand

Arnud Van Duran, ish-anëtar i Partisë islamofobiste "Liria" e Holandës i cili kohë më parë ka pranuar fenë e pastër islame, ka njoftuar për themelimin e Partisë Islamike për herë të parë në këtë vend.



Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ "On Islam", njofton se Duran i cili është një prej producentëve të filmit ofendues "Fitna", deklaroi se kjo do të jetë partia e parë politike islame në Evropë e cila themelohet me qëllim që t'i shërbejë Islamit dhe myslimnëve. Kjo parti përbëhet prej një numri të madh të myslimanëve si dhe jo myslimanëve të cilët solidarizohen me Islamin dhe myslimanët. Vlen të theksohet se Arnod Van Duran ka qenë një prej liderëve të partisë ekstremiste djathtiste dhe islomofobiste "Liria" në Holandë i cili kohë më parë ka qenë edhe një prej produesve të filmit ofendues kundër Islamit të njohur me mrin "Fitna". Ai pas publikimit të këtij filmi ofendues, u përballë me protesta të mëdha në tërë botën, prandaj ai ka filluar të lexojë rreth fesë Islame dhe Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në fillim të këtij viti ka pranuar fenë Islame. Ai këtë vit ka marrë pjesë edhe në ritualin e madhërishëm të Haxhit dhe rreth kësaj çështje deklaroi se gjatë kohës që ka kaluar në tokën e shenjtë ka përjetuar çastet më të bukura të jetës së tij. 1306941

captcha