Agjencia Ndërkombëtare Kur'anore (IKNA) duke cituar faqen informative të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njofton se Qeveria e Amerikës akoma vazhdon të përdorë gjuhën e kërcënimit për të biseduar me Iranin, por kjo ky fjalor duhet të kthehet në fjalorin e respektit. Insistimi në qëndrime të palogjikshme, nuk do të sjellë asnjë rezultat. Qeveria amerikane interesat e saj nuk duhet t’i shndërrojë në pengje të lobit të presionit në këtë vend, prandaj në Departamentin Amerikan të Shtetit duhet të kthehet realizmi, - theksoi ndër të tjera zonja Afkam. Në lidhje me deklaratat e fundit të Jukia Amano, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të RII tha se drejtori i përgjithshëm i ANEA-s ka vërtetuar se RII ka patur një bashkëpunim shumë të mirë me këtë institucion ndërkombëtar dhe Irani në këtë drejtim ka bërë një punë të pashembullt. Marzie Afkam, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me mundësin e heqjes së sanksioneve të vendosura kundër Iranit si anulimi i sanksioneve të transportit detar të RII dhe të 17 kompanive të tjera, deklaroi se heqja e sanksioneve do të rrjedh si rezultat i një procesi ligjor dhe juridik të veçantë, i cili në fund do të sjellë rezultatet e duhura. Në lidhje me bartjen e çështjes bërthamore tek Ministria e Punëve të Jashtme si dhe rreth faktit se kjo ministri në çfarë mënyre ka mundësi ta largojë qëndrimin politik të perëndimit ndaj kësaj qështje, zonja Afkami saktësoi se në negociatat bërthamore ajo që ka rëndësi më së shumti është realizimi i të drejtave legjitime të popullit iranian se dhe shfrytëzimi i teknologjisë paqësore atomike ku përfshihet edhe procesi i pasurimit të uraniumit brenda territorit të RII. Prandaj edhe ekipi negociator i cili aktualisht ka filluar veprimtarinë e tij për përgatitjen e një raundi të ri të bisedimeve, padyshim se këtë çështje do ta ketë prioritet të parë. 1289450